Çfarë domethënie ka forma e unazës së martesës që ju e zgjedhni

Çfarë domethënie ka forma e unazës së martesës që ju e zgjedhni

Ndoshta nuk e kishit menduar, por mund të ketë një kuptim të thellë psikologjik unaza juaj e fejesës

Madhësia, çmimi dhe stili i saj mund të thonë shumë për çiftin dhe të ardhmen e tyre së bashku.

E bukur dhe me shkëlqim, unaza e fejesës është një pjesë integrale e çdo martese. Unaza nuk është thjesht një objekt që bën dy njerëz së bashku. Ajo është edhe një shenjë e diçkaje më shumë.

Nëse jeni kuriozë për të mësuar se çfarë tregon modeli i unazës së martesës që keni zgjedhur, mësojeni tani:

Forma dhe dizanji, të gjitha kanë rëndësi

Ekziston një mendim se prerja, forma e gurit dhe dizajni i unazës mund të thonë diçka për një çift dhe marrëdhënien e tyre. Unaza e fejesës është diçka e veçantë pasi ajo mund të përfaqësojë karakteristika të ndryshme të karakterit të vajzës dhe të djalit që e ka zgjedhur atë.

Unaza klasike

Një prerje e rrumbullakët është një stil tradicional dhe i përjetshëm që nuk del kurrë nga moda. Kjo prerje është një variant i përsosur për ata që përpiqen të ruajnë pamjen e tyre tradicionale, që është e përjetshme. Një çift që e zgjedh atë mund të jenë pak konservatorë dhe shumë besnikë ndaj njëri-tjetrit.

Prerje smerald

Një tjetër formë klasike e gurëve është prerja e smeraldit që është e dashur nga shumë çifte. Unaza në tërësi tregon elegancën dhe përsosmërinë. Çiftet që zgjedhin këtë lloj unaze shpesh ndihen të tunduar për blerje luksoze dhe nuk kanë frikë të shpenzojnë para për gjëra të shtrenjta për ta bërë njëri-tjetrin të lumtur.

Unaza e princeshës

Unaza stil princeshe ka skaje të mprehta, duke i dhënë një pamje më gjeometrike. Kjo unazë ka një dizanj modern dhe dhëndri që e zgjedh për partneren e tij është shumë i kujdesshëm dhe dëshiron që gruaja e tij të jetë sa më e lumtur.

Unaza në formë dardhe

Guri në këtë unazë ka formë dardhe dhe loti. Kjo formë unaze ndihmon për të zgjatur gishtat në formë vizuale. Kjo mund të jetë një ndër unazat më pak popullore dhe ka një arsye për këtë gjë. Personat që e zgjedhin këtë lloj unaze janë paksa të çuditshëm. Ata nuk duan të jenë pjesë e një turme, janë individualistë dhe kanë standarde të larta.

Forma ovale

Prerja ovale është një diamant me shkëlqim me një formë të rrumbullakët dhe unike. Këto karakteristika i japin unazës një pamje ekskluziviteti. Ajo u krijua në vitet 1950 si një hibrid i formave të tjera popullore dhe që nga ajo kohë, ky prerje ka mbetur një nga stilet më të pëlqyera të çifteve. Çiftet që preferojnë këtë prerje mund të jenë lloji i njerëzve që duan të jenë përpara tendencave, por jo në krye – ata dinë të mbajnë gjërat klasike edhe moderne.

Gurë të gdhendur

Një grup i gdhendur është një tjetër dizajn interesant për një unazë fejese. Çiftet që zgjedhin një gur të gdhendur janë ndoshta shumë afër njëri-tjetrit dhe pëlqejnë gjërat e thjeshta, shkruan Class. Përveç kësaj, ata mund të ndajnë shumë interesa të njëjta dhe janë shumë të ndjeshëm.

Çmimi i lartë i një unaze mund të ndikojë gjithashtu në martesë

Këtu mund të ketë një lidhje mes kostos së unazës dhe divorcit. Sipas një studimi nga Universiteti Emory, nëse njerëzit shpenzojnë shumë para për unazat e tyre të fejesës, ata kanë më shumë gjasa të divorcohen se ata që vendosin të kursejnë. Për më tepër, shpenzimet shtesë të dasmës sjellin stres tek nusja dhe dhëndri, çfarë mund të çojë edhe në divorc më pas.

Mirëpo, në rastet e familjeve mbretërore situata është e ndryshme: shpenzimet e larta zakonisht janë të nevojshme dhe vështirë se mund të jenë arsye për divorc.

Shpërndaje në: