Çfarë do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe ide, përmbledhur në 9 veshje!

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe ide, përmbledhur në 9 veshje!

Pas një janari “të gjatë”, të gjithë jemi gati për mbërritjen e shkurtit.

Shkurti është një përsëri një muaj i ftohtë, prandaj duhet të vendosim një ekuilibër në veshjet tona, mes rehatisë, të ngrohtit por edhe kombinimit të shumë ngjyrave/materialeve.

Më poshtë, do të gjeni nëntë veshje për t’i provuar gjatë shkurtit, që do t’ju bëjnë të ndjeni se pranvera është pranë, por gjithashtu do të sigurohen të mos “ngrini” nga i ftohti.

Një nga mënyrat më të lehta për të filluar tranzicionin e garderobës tuaj dimërore në pranverë është të filloni të ndërroni pjesët kryesore. Zëvëndësoni palltot e errëta me ato me ngjyra më të lehta pastel.

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe

Me muajt e ngrohtë që janë rrugës, do të jetë koha e përkryer për të veshur fustanet tuaja të preferuara. Thjesht shtoni një palë çizme dhe nëse keni shumë ftohtë, dhe një palë geta të errëta.

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe

“Këmisha e Oxford-it” është përsëri pjesë e stilit pranverë / verë 2021 dhe është ideale për t’u veshur me gjithçka, nga xhinset te fundet prej lëkure.

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe

Siç mund ta keni lexuar në Anabel, roza do të jetë ngjyra e pranverës. Ju mund ta “ashpërsoni” look-un, duke e kombinuar me pantallona të zeza lëkure.

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe

Bluzat “second-skin” po shfaqen shumë në sfilatat pranverë / verë 2021 dhe një mënyrë perfekte kombinimi është t’i vishni ato me fundet treçereksh (midi).

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe

Pulovrat e thurura, të qëndisura me lule, do të vazhdojmë t’i shohim edhe gjatë shkurtit.

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe

Një mënyrë për ta bërë veshjen të ndihet e freskët është të vishni të njëjtën ngjyrë nga koka te këmbët.

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe

Fustanet “knit” (me thurje), janë përsëri IN dhe gjasat janë t’i shohim po aq shpesh në shkurt, sa i pamë në janar.

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe

Fundet nuk janë opsioni i vetëm. Pse të mos kombinoni një palë pantallona të shkurta me geta?

Çfarë  do veshim gjatë muajit shkurt? Çdo trend dhe

Burimi: Who What Wear

Shpërndaje në: