Çfarë do të thotë të kryesh marrëdhënie në ëndërr?
Shpesh shihni ëndrra sikur jeni duke kryer marrëdhënie? Ato nga pak edhe ju shqetësojnë? Mirëpo, shpeshtësia dhe përmbajtja e tyre nuk janë dukuri e pazakontë dhe secila nga to i ka arsyet e veta të qarta. Janë shenja që tregojnë dëshirat, planet dhe brengat tona.
Tradhtia: Të shohësh në ëndërr që partneri juaj po ju tradhton, është një përvojë shqetësuese, mirëpo kjo nuk do të thotë se tradhtia ndodh edhe në realitet. Më shpesh është pasojë e braktisjes emocionale. Nëse detyrimet afariste të partnerit tuaj janë shtuar, ndërsa ai ka gjithnjë e me pak kohë për t’ju kushtuar juve, ëndrra për tradhtinë e tij është pasojë e pritur.
Marrëdhënie “i befasishëm”
Përvoja seksuale me dikë, i cili në realitet nuk ju ka tërhequr, tregon se ndonjë karakteristike e atij personi ju pëlqen shumë dhe që në mënyrë të fshehtë e dëshironi ta keni për vete.
Dashuri me një të panjohur
Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh.
Marrëdhënie me ish-in
Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, veçanërisht nëse ai ose ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në nje lidhje të rë, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ish-i është shfaqur si një shenjë se duhet përsëri ta nxisni pasionin.
Marrëdhënie me shumë persona
Nëse keni parë në ëndërr sikur jeni duke bërë seks me shumë partnerë, diçka në jetën reale ju mungon. Nëse në ëndërr dominojnë femrat, ju mungon butësia, nëse janë meshkuj dhe keni qenë dominuese, atëherë ju mungojnë prekjet fizike, si p.sh. përqafimet dhe kapja përdore me partnerin, thonë ekspertet.
Personi që urreni
“Surprizë” mund të jetë ëndrra kur jeni në përqafim të zjarrtë me personin që vërtetë e urreni. Por, ndonëse duket e pamundur, do të thotë se ai person, sado që është i padëshirueshëm, ka cilësi që edhe ju dëshironi t’i keni.
Partneri i/e gjinisë së njëjtë
Mos bëni panik nëse ëndërroni seks me një partner të së njëjtës gjini. Kjo nuk do të thotë se keni ndryshuar orientimin seksual, por kërkoni më shumë mirëkuptim dhe përkujdesje nga partneri i juaj.
Marrëdhënie në një vend publik
Një ëndërr e tille është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehesh ekzibicionizmin sepse ke frikë.