Çfarë dite – Flaka Loxha ia sjellë Kosovës medaljen e bronztë në kategorinë -57 kilogram
Edhe një tjetër medalje vjen për Kosovën nga xhudo në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri.
Pas Distria Krasniqit që e fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kilogramë edhe xhudistja, Flaka Loxha ka triumfuar në garën për medaljen e bronztë në kategorinë -57 kilogram, shkruan Periskopi.
Loxha u takua me xhudisten turke, Hasret Bozkurt ku dhe e mposhti atë.