Çfarë bëjnë të famshmet për të parandaluar rrudhat dhe plakjen? Përgjigjen do ta merrni tani

Çfarë bëjnë të famshmet për të parandaluar rrudhat dhe plakjen? Përgjigjen do ta merrni tani

Estetistja e personazheve të famshme tregon ç’fshihet pas lëkurës së tyre

Candace Marino mjeke estetiste e famshme që punon me klientë si Kourtney Kardashian, Miranda Kerr, Grimes dhe shumë të tjerë, tregon sekretet bazë që fshihen pas pamjes “gjithmonë të re” të personazhe të famshëm.

Sipas saj, faktori kryesor është çfarë ne fusim në trupin tonë dhe me shumë rëndësi janë ushqimet shumëngjyrëshe.

“Një dietë e pasur me antioksidantë, vitamina, minerale dhe jeshillëqe, që të lejojnë lëkurën të shkëlqejë fillimisht në brendësi të saj.

Të preferuarat e saj janë frutat e malit, specat, brokoli, çaji gjelbër, avokadot, peshqit e yndyrshëm dhe çokollata e zezë. Të gjitha këto kanë vitaminat dhe vlerat e nevojshme për lëkurë të pastër dhe me shkëlqim.

“Avokadot na ndihmojnë ta mbajmë lëkurën e hidratuar, të re dhe elestike. Salmoni, e mban të shëndetshme, të hidratuar dhe në jetë. Çokollata e zezë, falë vetive antioksiduese na jep mundësinë e një fytyre që shkëlqen.”

Pra me pak fjalë, çfarë fshihet pas lëkurës së tyre gjithmonë të freskët e të pastër, nuk janë rezultat vetëm i produkteve apo ndërhyrjeve estetike. Është një dietë e pasur ushqimore që duhet shndërruar në stil jete.

Çfarë ushqimesh duhet të shmangim?!

Sheqernat dhe ushqimin e procesuar. Hiqni dorë nga gjithë ushqimet e paketuara që kanë nivel të lartë kripe apo sheqeri.

Sheqeri njihet për dëmin që i bën lëkurës duke dobësuar kolagjenin, gjë që çon në plakjen e saj, kurse kripa e tepërt çon në acarim të lëkurës, dehidratim, skuqje apo pika të zeza.

Shpërndaje në: