Çfarë aplikacioni përdorin motrat Kardashian-Jenner për të edituar fotot

Çfarë aplikacioni përdorin motrat Kardashian-Jenner për të edituar fotot

Motrat e klanit Kardashian-Jenner kanë të paktën një aplikacion për të rregulluar fotot që postojnë në rrjete sociale. Mund të kishim thënë një numër tjetër, por po e lëmë me “të paktën 1”. Duke numëruar rastet e shumta kur e teprojnë me editimet – sa në disa raste akuzohen se kanë ndryshuar nga e para fytyrën ose njerëzit nuk dallojnë dot nëse është Kylie apo Khloe – është e sigurt që fotot kalojnë nëpër disa filtra.

Motrat e famshme nuk e kanë zbuluar se çfarë përdorin, por një burim është shprehur më parë për blogerin amerikan Perez Hilton se ato përdorin aplikacionin me emrin Perfect365, që vetë-përshkruhet si “një skuadër për evente glamoroze në xhepin tuaj”. Nuk e dimë pse kjo vajzë e pa të nevojshme të editonte fytyrën, por sidoqoftë ja ndryshimi:

Çfarë aplikacioni përdorin motrat Kardashian-Jenner për

Aplikacione të tjerë që përdoren masivisht nga njerëzit për të edituar fotot janë VSCO, Snapseed, Prisma, Afterlight, Adobe Lightroom, Huji Cam dhe Foodie. Disa aplikacione që mund t’jua bëjnë fotot HD i gjeni këtu.

Shpërndaje në: