Çështja kryesore të cilën duhet ta bëni për të krijuar imunitet rezistues ndaj coronavirusit

Çështja kryesore të cilën duhet ta bëni për të krijuar imunitet rezistues ndaj coronavirusit

Gjatë pandemisë së coronavirusit njerëzit janë të ekspozuar ndaj stresit shtesë që mund të ndikojë në imunitetin tonë, i cili tani duhet të jetë më i fortë se kurrë më parë

Studimi i ri ka treguar që përgjigjja jonë ndaj infeksionit potencial ndryshon nga dita në ditë, ndërsa mungesa e gjumit mund të dobësojë sistemin tonë të imunitetit.

Gjatë janarit Instituti Kombëtar i Shëndetit në Amerikë ka organizuar takimin e madh në temën gjumi dhe ndikimi i tij i madh në sistemin tonë të imunitetit, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Sistemi i imunitetit është mbrojtje natyrore e trupit nga infeksioni, i cili na ofron shumë shtresa të mbrojtjes.

Shtresa e parë është lëkura, e cila mbron trupin nga hyrja potenciale e virusit dhe e baktereve. Niveli i dytë i mbrojtjes është qarkullimi i gjakut, i cili ndikon në identifikimin e trupit të huaj në organizëm dhe veprimin kundër tij.

Nëse keni rutinë të mirë ditore dhe dinamikë gjumi dhe konsumim të racioneve, atëherë i forconi të gjitha ato funksione në trup.

Në mbrëmje lëkura bëhet “më e depërtueshme”, gjë që do të thotë që atëherë ka ardhur deri te humbja më e madhe e ujit. Kjo rrit mundësinë e hyrjes së patogjenëve në organizmin tonë.

Do të vëreni që nëse lëndoheni apo digjeni, lëkura e dëmtuar do të shërohet më shumë se dyfish më shpejt nëse lëndimi ka ndodhur gjatë ditës e jo gjatë natës.

Gjithashtu edhe qelizat e mushkërive janë më të lëndueshme gjatë orëve të natës sesa gjatë ditës.

Një studim i Universitetit Cambridge ia ka ekspozuar minjtë ndikimit të virusit të herpesit në kohë të ndryshme gjatë ditës.

Minjtë të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj ndikimit të virusit në fillim të gjumit sëmundja është shumuar dhjetë herë më shpejt se sa te minjtë të cilët i janë ekspozuar virusit gjatë ditës kur kanë qenë aktivë.

Përse imuniteti nuk është në nivelin më të plotë gjatë gjithë ditës?

Cikli i rregullt i gjumit ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit të imunitetit, duke ndryshuar lëndueshmërinë e tij kur ai është më i dobët.

Është vërtetuar që çrregullimi i gjumit është te punëtorët të cilët punojnë me ndërresa ose te njerëzit të cilët kanë gjumë të shkurtuar me shëndet të keq mendor dhe fizik – pra, kjo vlen edhe për sistemin e imunitetit.

Shpërndaje në: