Çështja e Super Ligës Evropiane përfundon në Gjykatë, kërkohet përgjigje nëse u thye rregullorja

Çështja e Super Ligës Evropiane përfundon në Gjykatë, kërkohet përgjigje nëse u thye rregullorja

Gjykata Evropiane do të duhet të përgjigjet ndaj Gjykatës së Madridit në lidhje me Super Ligën Evropiane,.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Gjykata e Madridit i ka bërë një pyetje Gjykatës Evropaine lidhur me ligjshmërinë e Super Ligës Evropiane.

Gjykata e Madridit i ka shtruar një pyetje Gjykatës Evropiane në rastin e Superligës, e cila po kundërshtohet nga UEFA dhe FIFA për thyerje të rregullave dhe ligheve të Bashkimit Evropian.

Tani, Gjykata Evropiane duhet ta interpretojë normën në këtë procedurë nëse ka qenë apo jo thyerje e rregullave krijimi i Super Ligës.

Në rast të vendimit që Superliga nuk është në kundërshtim me ligje, atëherë ajo do të bëhej normë në Bashkimin Evropian dhe do të ishte problem i madh për UEFA-në edhe FIFA-në sepse Super Liga do të kishte legjitimitet

 

 

Shpërndaje në: