Çështja e demokratëve nuk është ekonomia, budalla

Çështja e demokratëve nuk është ekonomia, budalla

Partia Demokratike ka reaguar ndaj serisë së humbjeve të zgjedhjeve të fundit duke përsëritur edhe një herë se ka nevojë për një mesazh më të mirë ekonomik. Udhëheqësi i Pakicave të Senatit Charles E. Schumer tha se “demokratët kanë nevojë për një axhendë ekonomike të fortë, të guximshme, të mprehtë dhe të ndjeshme”. E vetmja mosmarrëveshje brenda partisë është se sa e ashpër dhe e majtë kjo axhendë duhet të jetë. Por, gjithnjë e më shumë është e qartë se problemi për demokratët ka pak të bëjë me ekonominë dhe shumë më tepër ka të bëjë me një grup të problemeve që ata shpesh herë nuk i rishqyrtojnë sa i përket sferës së kulturës, zakoneve sociale dhe identitetit kombëtar.

Agjenda ekonomike e demokratëve është gjerësisht e njohur me publikun. Më shumë njerëz preferojnë pikëpamjet e partisë së republikanëve për taksat, uljen e varfërisë, kujdesin shëndetësor, përfitimet e qeverisë, madje edhe ndryshimet klimatike dhe politikat energjetike. Në një sondazh të fundit, 3 nga 4 mbështetnin ngritjen e pagës minimale në 9 dollarë. Shtatëdhjetë e dy përqind dëshironin të siguronin pre-K (program parashkollor për fëmijët në 5 vjeç) për të gjithë 4-vjeçarët në familjet e varfra. Tetë në 10 favorizuan zgjerimin e ndihmës plotësuese në ushqim. Vlen të përmendet se secila nga këto propozime ka gjetur mbështetje nga shumica e Republikanëve.

Fondi i Demokracisë kishte porositur një studim gjithpërfshirës të votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, dhe një studiues i njohur si Lee Drutman, paraqiti gjetjen e tij të parë kyçe: “Konflikti kryesor që strukturon të dy palët përfshin pyetje të identitetit kombëtar, racës dhe moralit”. Për njerëzit që votuan për Presidentin Barak Obama në vitin 2012 dhe pastaj Donald Trump-in më 2016, Drutman zbuloi se ata ishin shumë afër Partisë Demokratike për çështjet ekonomike. Por ata ishin shumë të djathtë në qëndrimet e tyre ndaj emigrantëve, zezakëve dhe muslimanëve, dhe është e mundur të parandiejnë se “njerëzit e ngjashëm si unë” janë në rënie.

Instituti i Kërkimeve të Religjionit Publik gjithashtu ka kryer një studim të rëndësishëm për të analizuar parashikuesit më të fuqishëm, nëse një amerikan i bardhë i klasës punëtore do të votonte për Trump. Parashikuesi më i madh ishte nëse dikush identifikohej si Republikan, sa për të rikujtuar, se besnikëria ndaj partisë është shumë e fortë. Por pas kësaj, dy parashikuesit më të mirë ishin “frika e zhvendosjes kulturore” dhe mbështetja për deportimin e emigrantëve pa dokumente. Ata që mendonin se kushtet e tyre ekonomike ishin të vështira apo të paanshme do të thotë jopërfituese nga qeveria, kishin pak më shumë gjasa të votonin për Hillary Clinton.

Partia e Klintonit ishte e kujdesshme për t’u përballur si e moderuar në shumë çështje sociale. Ajo kishte një pozicion të mesëm të rrugës mbi emigracionin dhe ishte progresive me përparësi në tema të tilla si të drejtat e homoseksualëve. Demokratët përfundimisht lëvizën me guxim në taborin e së majtës në disa nga këto fusha, siç janë të drejtat e homoseksualëve, një ndjenjë e admirueshme parimi. Për të tjerat, siç është emigracioni, ata e bënë aq shumë të gjykojnë  një segment në rritje të votuesve demokratë, një proces që Peter Beinart e shpjegon bukur në çështjen më të fundit të Atlantikut. Por në një kuptim më të gjerë, Partia Demokratike lëvizi majtas për shkak se ajo u bë një parti e dominuar nga profesionistë të shkolluar, dhe pikëpamjet shoqërore dhe kulturore të saj e pasqyronin natyrshëm këtë realitet.

Mbrojtja partiake e minoriteteve dhe kremtimi i diversitetit janë të sinqerta dhe të lavdërueshme, por ato kanë krijuar një distancë të madhe ndërmjet vetes dhe një brezi të gjerë të Amerikës së Mesme. Kjo është një çarje kulturore që nuk mund të tejkalohet duke mbështetur politika më të zgjuara për kreditë tatimore, rikualifikimin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve. Demokratët duhet të flasin për identitetin kombëtar të Amerikës në një mënyrë që thekson elementet e përbashkëta që lidhin, jo ato të veçanta që e ndajnë. Politikat në këto fusha kanë rëndësi. Partia duhet të marrë një qëndrim mbi imigracionin që është më pak absolutist dhe që njeh si kostot kulturore ashtu edhe ekonomike të imigracionit në shkallë të gjerë. Për disa nga çështjet që kanë të bëjnë me orientimin seksual, ata mund dhe duhet të afirmojë parimet e saj pa kompromise. Por, ndoshta është e mundur të tregohet mirëkuptim më i madh për pjesët e vendit që nuk pajtohen me këtë. Kalifornia kohët e fundit ka miratuar një ndalim udhëtimi që ndalon udhëtimin e financuar nga shteti në tetë shtete me ligje që – sipas pikëpamjes së Kalifornisë – diskriminojnë njerëzit LGBT. Ndërkohë, Kalifornia nuk ka asnjë problem për të paguar punonjësit për të udhëtuar në një strehë të tillë tolerance si Kina, Katari dhe Rusia.

Sa më shumë e studioj këtë temë, aq më shumë jam i bindur se njerëzit hedhin votën e tyre kryesisht bazuar në një lidhje emocionale me një kandidat, një ndjesi që ata tentojnë të përfitojnë prej njëri-tjetrit. Demokratët duhet ta njohin këtë. Sigurisht, ata duhet t’i qëndrojnë besnikë idealeve të tyre, por megjithatë të lëvizin në një seksion të gjerë të amerikanëve – ruralë, më pak të arsimuar, më të vjetër, më të bardhë – se ata kuptojnë dhe respektojnë jetën e tyre, vlerat dhe vlerën e tyre. Është një akt balancues shumë më i vështirë se një shtytje tjetër për të rritur pagën minimale. Por kjo sferë kulturore është udhëkryqi i politikës sot.

 

‘The Washington Post’

Përktheu:  Periskopi

Shpërndaje në: