Çerdhet njëburimore të Arbërie Nagavcit: Lëshon tendera të negociuar për ndërtimin e 20 çerdheve (DOKUMENT)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka nënshkrur 11 anekse të kontratave për punë shtesë që kanë dalë në projektet e çerdheve të filluara vitin e kaluar. Totali i këtyre tenderëve (20) ka arritur në 9 milionë euro, një rast i paprecedent në pop kurimet publike. Shtrohet pyetja nëse këto punë shtesë janë rezultat i mangësive ose gabimeve në projektim nga kompania përgjegjëse?
Enis Rrustemi, Periskopi
Sipas Ligjit të Prokurimit Publik në Kosovë, lidhja e anekseve të kontratave për punë shtesë është e lejuar vetëm nëse vlera e tyre nuk kalon 10% të kontratës fillestare. Nëse mangësitë apo ndryshimet janë shkaktuar nga kompania projektuese, mund të ndërmerren masa ligjore ose kontraktuale, përfshirë penalizimet financiare, zgjidhjen e kontratës ose kompensimin për dëmet e shkaktuara.
Kjo do të rriste llogaridhënien dhe cilësinë e projekteve në të ardhmen. Në raste të tilla si ndërtimi i 11 çerdheve është thelbësore që çdo ndryshim dhe çdo punë shtesë të dokumentohet qartë dhe në mënyrë të argumentuar.
MASHTI duhet të sigurojë që lidhja e këtyre kontratave për punë shtesë të jetë në përputhje me ligjin dhe në interesin publik, duke shmangur abuzimet apo favorizimin e kontraktorëve të caktuar.
Pra, për 11 çerdhe Ministria që drejton Arbërie Nagavci ka dhënë tendër njëburimor në vlerë mbi gjysmë milion euro, para këto të taksapaguesve të Kosovës.
Për ndërtimin e nëntë çerdheve, kjo mininistri me procedurë të hapur të tenderimit ka dhënë 8 milionë e 324 mijë euro.
Kjo praktikë e dhënies së tenderëve të negoicuar apo njëburimor, tashmë në Qeverinë që drejtohet nag Albin Kurti dhe ministrive të linjës është bërë pothujase prakitkë.
Jo vetëm në ministrinë e Arsimit, por edhe në minsitri të tjera janë dhënë tendër milionësh njëburimor apo të negociuar direkt me operatorët ekonomik(kompanitë private).
Kur Qeveria Kurti është në fund të mandatit, ministria e Arsimit, nga 160 çerdhe të premtuara në nivel vendi, ka arritur të ndërtoj vetëm katër nga to.
Megjithatë, këtë numër të ndërtimit të çerdheve për 3 vjet e konsideron sukses të madh, vetë ministrja Nagavci.
Ajo, në mars të këtij viti ka deklaruar se gjatë mandatit të saj “janë ndërtuar 850% më shumë çerdhe se gjatë viteve 2003-2020”.
“Nëse i referohemi situatës me ndërtimin e çerdheve të reja, nëse e shohim në përqindje, çerdhet e reja gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes janë për 850 për qind më shumë sesa që janë realizuar gjatë periudhës 2003-2020… Është shifër reale. 850 për qind është 850 për qind më shumë. 100 për qind, 200 për qind, 300 për qind, 400 për qind… 850 për qind”, deklaronte Nagavci.
Bazuar në një llogaritje të thjeshtë i bie që deri më 9 shkurt kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, Arbërie Nagavci ka kohë vetëm edhe tre muaj për ndërtimin e çerdheve të premtuara.
Më poshtë gjeni listën e tenderëve të negociuar nga MASHT’i:
Më poshtë gjeni listën e tenderëve me procedurë të hapur:
/Periskopi/