Çelni ngjyrën tuaj të flokëve me këtë përbërës natyral

Çelni ngjyrën tuaj të flokëve me këtë përbërës natyral

Nëse doni ngjyrë më të hapur të flokëve por nuk doni t’i lyeni, ka një mënyrë për të çelur ngjyrën e flokëve pa shkuar tek estetisti. Jo vetëm që do kurseni paratë por nuk do të dëmtoni as flokët me produkte kimike që janë shumë më të forta kur kërkojmë të arrijmë një ngjyrë të hapur.

Ka disa mënyra natyrale për të çelur ngjyrën e flokëve. Mund t’i provoni edhe në shtëpi.

Metoda me kamomil, kurkumë dhe limon

Të çelësh flokët me kamomil është një nga metodat më të përhapura. Mjafton të vendosësh kamomil në ujë të ngrohtë, ta lësh disa minuta dhe të përgatisësh më pas shampon me lëngun e përftuar.
Pas disa përdorimesh do të keni flokë shumë më të çelët e të ndriçuar.

Një gjë të ngjashme mund të arrini edhe me pluhurin e kurkumës. Hidhni një lugë në ujë të nxehtë, përziejeni deri sa të keni një krem homogjen dhe lyeni flokët me të. Mbajeni gjysmë orë dhe shpërlajeni.

Nëse doni, provoni edhe limonin. Shtrydhni dy limona në një gotë ujë dhe lyeni flokët. Prisni 30 minuta përpara se të shpëlani flokët dhe të vendosni balsamin…

Shpërndaje në: