Celina shënon golin e javës dhe ndihmon Swansean të kalojë në raund tjetër (VIDEO)

Celina shënon golin e javës dhe ndihmon Swansean të kalojë në raund tjetër (VIDEO)

Swansea fitoi 4 me 1 ndaj Gillingham për të kaluar në fazën e 16 më të mirave të FA Cup. 

Golin e tretë për vendasit e shënoi ylli i Kosovës, Bersant Celina, 25 minuta pa përfunduar ndeshjes, shkruan Periskopi.

Por goli i tij ishte jashtëzakonisht i veçantë, ndoshta më i miri i këtij vikendi futbollistik.


Për Celinën ky ishte goli i parë në FA Cup dhe i pesti në të gjitha kompeticionet. Në këtë sezon, ai ka regjistruar 26 paraqitje.

22 vjeçari nuk ka qenë pjesë e formacionit të Bernard Challandes, por me përformancat e fundit mund të ketë ndryshime të mëdha. /Periskopi

Shpërndaje në: