Celina nuk stërvitet me grupin, mungon edhe ndaj Greqisë
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, para ndeshjes me Greqinë.
Dardanët presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren helene, për të kontestuar tri pikët e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.
Në stërvitjen e sotme, ajo që mori vëmendje ishte edhe mungesa e Bersant Celinës, përcjell Periskopi.
Lojtari kishte disa probleme me Covid-19 gjatë kohëve të fundit dhe nuk ishte aktiv as me skuadër.
Mesfushori së fundmi ka ndërruar skuadër, duke kaluar te skuadra e Ipswich. Thuhet se ishte kërkesa e skuadrës që lojtari të mos aktivizohet në këtë grumbullim. /Periskopi/