Çeliku turk: A po e fiton Turqia, ligën e Francës?
Ekipi i Lille është në vend të parë në kampionatin e Francës me tri pikë më shumë se Paris Saint Germain kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje drejt fundit të kampionatit. Por, çka po e bën të veçantë këtë ekip?
Në ndeshjen e fundit, në xhiron 31, Lille ia doli mbanë të fitonte si mysafir 0-1 ndaj Paris Saint Germain.
Ky ekip ka mbrojtjen më të fortë në kampionatin francez, pasi ka pësuar vetëm 19 gola pas 31 ndeshjeve.
Ajo çka e bën të veçantë Lille, është se në ekip ka tre futbollistë të shkëlqyer nga Turqia. Mbrojtja e fortë e Lille është çelikosur edhe me Zeki Çelikun, që sivjet ka luajtur 22 herë dhe e ka shënuar një gol.
Ai ishte transferuar në Lille nga Istanbulspor në vitin 2018 dhe tashmë është standard në ekipin kombëtar turk.
Por, përveç Çelikut, ka edhe të tjerë futbollistë nga Turqia që po tregohen të jashtëzakonshëm.
Tjetri është mesfushori Yusuf Yazici, që në 26 ndeshje të luajtura i ka shënuar plot shtatë gola, raporton Periskopi.
Në mesfushën e Lille ndërkohë është edhe një supertalent turk i transferuar nga Galatasarayi, Mustafa Kapi.
Por, lidhja e Lille me Turqinë nuk mbaron këtu. Te kjo skuadër është edhe veterani Burak Yilmaz, i cili në vetëm 21 ndeshje i ka shënuar 9 gola duke pasur shkallën më të lartë të shënimit të golave te kjo skuadër.
Pjesë e Lille është edhe mesfushori kosovar Arton Zeka që kishte braktisur Serbinë, ku kishte qenë kapiten te grupmoshat e reja [U-17] për t’u bërë pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës [U-21]. /Periskopi