“Çele guri gojën”, ende asnjë fjalë nga Ronaldo për kampionin e ri të Botës
Bota sportive e ka uruar Argjentinën dhe Lionel Messin për titullin e kampionit të botës. Por, Cristiano Ronaldo është njëri nga të paktit që ka zgjedhur heshtjen.
Futbollisti që rivalizonte Messin në vitet e fundit s’ka reaguar ende në asnjë rrjet social pas finales së mbrëmshme.
780 milionë ndjekësit e CR7 në Facebook, Instagram e Twitter janë në pritje të një reagimi nga portugezi, por që s’ka ardhur ende.
Reagimi i fundit i Ronaldos ishte pas eliminimit nga Maroku dhe dëshpërimit të madh që u pa edhe në sytë e tij.
View this post on Instagram