Çeku deklarohet për rrahjen në Ministrinë e Kulturës

Çeku deklarohet për rrahjen në Ministrinë e Kulturës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku është deklaruar pas raportimeve për rrahje në dikasterin e tij.

Çeku ka thënë se është duke u marrë me rastin.

 

 

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste. Nuk mund të marrë më shumë informata pasi edhe unë po marrë. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, ka shtuar ai, në një deklarim pas mbledhjes së Qeverisë.

Siç raportohet, sot dyshohet se ka kërcitur grushti në mes të sekretarit të kësaj ministrie Xheladin Krasniqit, dhe një zyrtari Miftar Latifit.

 

 

Sipas mediave Krasniqi është dërguar në stacionin policor.

Nuk dihen arsyet apo se si ka ndodhur kjo ngjarje.

Kërset grushti në ministrinë e Hajrullah Çekut

 

 

Shpërndaje në: