CEFTA – Kurti zbutet para presionit gjerman: Në 10 vjetorin e samitit të Berlinit pritet t’i zhbllokoj mallrat

CEFTA – Kurti zbutet para presionit gjerman: Në 10 vjetorin e samitit të Berlinit pritet t’i zhbllokoj mallrat

“Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe”, kështu deklaroi i dërguari gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pak javë para se Gjermania po përgatitet të presë samitin e Procesin të Berlinit më 14 tetor, përcjell Periskopi.

Por, a do të lëshojë pe kryeministri Kurti për importet serbe?

Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, në një prononcim për Periskopin, ka deklaruar se, sipas informacioneve që ka, kryeministri Kurti pritet ta heq ndalesën e importit të mallrave nga Serbia.

“Sipas informacioneve që posedon AKP-ja , deri atëherë qeveria e Kosovës po tenton, përpos të përfitoj që të hiqet fusnota në CEFTA, të përfitoj edhe heqjen e ndalesës së levizjës së qytetarëve në Bosne dhe Hercegovinë. Prandaj, këto janë informacione që Kosova do të mund të kërkoj nga procesi i Berlinit se edhe Bosna është nënshkruese dhe është obliguese që mos të bllokoj njëanshëm levizjen e lirë të qytetarëve, Se a mund të jetë kjo një kusht apo një sfidë për të gjithë, atëherë do të shohim rekomandimet do të jenë për qeverinë që të heqë masat e importeve të produkteve që një kohë të gjatë janë ndaluar dhe te vazhdojmë me procesin e berlinit si e vetmja e ardhme e Kosovës drejtë Evropës”, deklaroi Shahini për Periskopin.

Tutje, z. Shahini, thotë se nëse Kosova nuk iu përmbahet këtyre kërkesave dhe rekomandimeve – rrezikon të përjashtohet plotësisht nga ky proces.

“Sanksionet dhe izolimet e njëpasnjëshme do të ndikojnë në ekonomi. Dhe kjo, është një moment kur më 14 tetor do të mbahet një takim i liderëve në Gjermani.
Nëse Kosova, këtë rast nuk do të përmbahet parimeve të rregullave që janë të nënshkruara qysh në vitin 2006 në Bukuresht të CEFTA’s, atëherë rrezikon të përjashtohet nga ky proces. Kjo do të thotë një humbje e madhe ekonomike që vlera pritet të jetë rreth 1 milionë euro. E nga CEFTA nëse përjashtohemi, do të humbim mbi 127 milionë euro. Por, Qeveria ka mbetur me pak hapësirë për të vepruar. Kjo është kërkesë e Gjermanisë, dhe nëse do të merret si e tillë është me të drejtë. Por, nëse nuk merren nga Kosova këto kërkesa dhe rekomandime, atëherë do të ndëshkohet seriozisht me masa ndëshkuse dhe do të izolohemi e sanksionohemi”, tha Shahini.

Sarrazin: Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe

/Periskopi/

Shpërndaje në: