Ç’duhet të dini para depilimit me lazer

Ç’duhet të dini para depilimit me lazer

Shumë vajza dita ditës zgjedhin t’i japin fund “stresit” të përhershëm të depilimin duke zgjedhur metodën më të famshme të momentit. Depilimin me lazer! Pavarësisht tundimit, ka shumë dilema në mendjen tonë që na stepin ta marrim këtë hap. Gjithsesi, disa nga kuriozitetet e përgjithshme, i shuani më poshtë.

A është i përkohshëm?

Në fakt edhe depilimi me anë të lazerit është i përkohshëm. Qimet sigurisht që nuk kanë për të dalë në sipërfaqe aq shpejt sa me metodat e tjera depilatore, ama ato do të jenë aty. Depilimi nuk i zhduk qimet një herë e përgjithmonë.

A të dhemb?

Bukuria dhemb. Ama depilimi me lazer nuk shkakton ndonjë dhimbje të madhe. Megjithatë kjo varet edhe nga pajisja dhe lëkura e personit i cili i nënshtrohet depilimit.

Kur shihen rezultatet?

Edhe kjo varet nga personi. Disa njerëz arrijnë të shohin rezultat që pas seancës së parë ndërsa disa të tjerë mbas të katërtës apo të pestës.

Sa kohë kërkon?

Për të zhdukur në mënyrë të përkohëshme qimet poshtë krahut, zakonisht kërkohet një kohë 6 javore. Me seanca të rregullta dhe të vazhdueshme.

A ia vlen?

Fakti që aq shumë njerëz po e përdorin këtë teknikë do të thotë se ia vlen. Megjithëatë, nëse nuk jeni natyrë “përtace” mund të vazhdoni depilimin në mënyra të tjera në shtëpi apo qendra estetike.

Shpërndaje në: