“Çdo me thënë e dashuruar?”, ja si përgjigjet vajza e Aurela Gaçes
Këngëtarja Aurela Gaçe është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video nga aktivitetet e saj muzikore, por gjithashtu edhe nga jeta e saj private.
Gaçe është e martuar me Skerdin dhe ka dy vajza, Grace dhe Abigail me të cilat poston herë pas here foto e video në rrjete sociale duke ia ëmbëlsuar ditën ndjekësve.
Por sot këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar ka treguar me anë të një foto të postuar në “Instastorie” një varëse të bërë nga Grace sipas të cilës kjo është “zemër e dashuruar që të shikon”.
“Po çfarë domethënë e dashuruar?”, e ka pyetur Aurela të bijën. “Domethënë që je e martuar”, i është përgjigjur Grace.