Çdo gjë që duhet të dini rreth mënyrës më të re të depilimit për 2019
Për shumë gra, temperaturat në rritje gjithashtu shënojnë fillimin e kohës së ngrohtë dhe të kujdesit për këmbët e zhveshura për zonën e bikinit dhe çdo pjesë tjetër të trupit. Kjo kujdesje shpesh herë kufizohet ne kremrat depilues, brisqet dhe dylli. Por ka një teknikë alternative që kohët e fundi është bërë mjaft e njohur dhe e përdorur: ajo e sheqerit. Për këtë ka folur Nerisha Pensrose asistente editore ne revistën ELLE.
Përvoja e saj e parë me depilimin me sheqer ka ndodhur në verën e vitit 2018. Për herë të parë e ka gjetur në faqen e instagramit Sugaring NYC. Ajo që e tërhoqi më shumë ishin videot e tyre.
Ajo thotë gjithashtu se e mira e këtij dylli është që ka më pak dhimbje dhe lëkura juaj është me e butë. Gjithashtu qimet në momentin që dalin sërisht janë më të buta. Nëse e urreni dyllin dhe po kërkoni një metodë alternative kjo është ajo që bën për ju:
Kjo “pastë” sheqeri është e përbërë nga : sheqer, lëng limoni dhe ujë. Nuk ka asgjë inorganike në ngjitësen e sheqerit, ajo ka shije të ngjashme me karamelet të dhe është e ngrënshme.
Dallimi në mes të sheqerit dhe depilimit është drejtimi në të cilin aplikohet pasta. “Sheqeri i heq qimet me rrënjë çdo herë. Pasta aplikohet me doreza dhe është e lehtë për tu hequr në drejtimin që qimet rriten. Ka katër hapa bazë:
“Hapi i parë: Duhet të pastroni zonën të cilën do depiloni shumë mirë dhe të lini sheqerin të ngrohet.
Hapi i dytë: Përdorimi i pudrës për të tharë zonën në mënyrë që dhimbja të jetë sa më e pakët.
Hapi i tretë: Thelbi i këtij depilomi është përdorimi i dy dorezave të ndryshme. Njërën për të përhapur përbërjen e sheqerit dhe tjera për ta hequr atë.
Hapi i katërt: Duhet bërë kujdes nga flokët dhe vendet e tjera pasi sheqeri ngjit. Ai mund të hiqet më pas por mirë do të ishte të mos e preknit në shumë vende. Rruga e këtij depilomi është pak a shumë e njëjtë me atë të dyllit vetëm se sipas Nerishës dhe personave të tjerë dhimbja është më e pakët.