CBS: Edhe gara për Pensilvaninë, shtet kyç, anon nga Trumpi

CBS: Edhe gara për Pensilvaninë, shtet kyç, anon nga Trumpi

Partneri i televizionit BBC në ShBA, CBS Neës, raporton se gara në Pensilvani “anon” nga Trumpi.

Ky nuk është parashikim zyrtar i mediumit, por është lajm i mirë për Partinë Republikane, nëse trendi vazhdon, raporton transmetuesi publik britanik.

Pensilvania ka më së shumti vota në Kolegjin Zgjedhor – 19 – në mesin e shtatë shteteve kyçe ku pritet të vendoset fituesi i zgjedhjeve.

Më herët u raportua se republikani Donald Trump do të fitojë në dy shtete kyçe – Karolinë e Veriut dhe Georgia, ndërsa nga rezultatet e deritanishme është në epërsi edhe në tri shtete të tjera kyçe – Michigan, Wisconsin dhe Arizona.

Ndërkohë raportohet se Partia Republikane tashmë e ka siguruar shumicën në Senat, ku deri më tani më shumë ulëse kishte Partia Demokratike e presidentit Joe Biden.

Pas numërimit të 94 për qind të votave në Pensilvani, Trumpi është i pari me 50,9 për qind të votave, ndërsa demokratja Kamala Harris e dyta me 48 për qind.

Shpërndaje në: