Casemiro i jep zemër ekipit para ndeshjes me Chelsean: Jemi Reali, luftojmë deri në fund
Mesfushori brazilian i Realit, Casemiro ka folur para ndeshjes së dytë çerekfinale me Chelsean.
Në ndeshjen e parë Reali shënoi fitore prej 3:1, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në ‘Bernabeo’, shkruan Periskopi.
30-vjeçari tha se në ndeshje të tilla si kjo, çelësi kryeor është mbrojtja dhe se ata do të luftojnë deri në pikën e fundi.
“Po flasim për kampionin aktual të Champions League. Ne kemi shumë respekt për të”, tha fillimisht Casemiro.
“Çelësi është mburoja. Ky klub jeton nga kjo, nga fitimi i ndeshjeve të pamundura”.
“Deri në fund le të shkojmë Real. Ne japim gjithçka në fushë”, tha ai.