Casemiro dhe Alaba udhëtojnë drejtë Cityt – Do t’i nënshtrohen një testi në stadiumin Etihad
Seanca e re e Real Madridit në Valdebebas solli lajme shqetësuese për Carlo Ancelottin, pasi Casemiro dhe David Alaba mezi përfunduan një seancë të lehtë dhe mbeten dyshime serioze për ndeshjen kundër Manchester Cityt .
As braziliani dhe as austriaku nuk i kanë kaluar problemet e tyre muskulare, gjë që mund të jetë një pengesë serioze për Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se ata do të testohen sot për herë të fundit nëse do të jenë të gatshëm për t’u paraqitur për Realin ndaj Man Cityt.
Takimi do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.