Çartet portieri serb – Tifozët ia përmendin rastin kur Vlahovic kishte fjetur me gruan e tij
Një skandal i madh e kishte përfshirë Kombëtaren serbe gjatë Kupës së Botës, ku u eliminuan herët.
Mediat serbe i kishin zbuluar pabesitë që ua kishin bërë gratë e tyre disa futbollistëve të Kombëtares serbe.
Por, më e keqja dhe tragjikja ishte se ato i kishin tradhtuar bashkëshortët me shokët e tyre të Kombëtares.
Dusan Vlahovic thuhej se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Ana Cakic, grua e portierit rezervë, Predrag Rajkovic, i cili luan në Mallorca me Vedat Muriqin.
Kurse, Nemanja Gudelj kishte bërë seks me partneren e Luka Jovicit, Sofija Milosevic.
Kjo kishte bërë që serbët të kishin probleme dhe kjo u reflektua edhe në fushën e blertë.
E tash, pak muaj më pas, këtë plagë, portierit Rajkovic ia kanë shpluar tifozët serbë.
Ata e ngacmuan portierin rezervë të Kombëtares së Serbisë, duke i thënë se “Vlahovic ta … gruan”, para lojës mes Malit të Zi dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024, shkruan “Gazeta Express”.
Më pas, ai doli nga vetja dhe i fyeu ata, i pështyu dhe i gjuajti me top, duke u tërbuar i tëri.
Reagimin e Rajkovicit pas fyerjes dhe provokimit të tifozëve malazezë mund ta shihni në videon e mëposhtme.