‘Çartën’ gjermanët, djali i Schumacherit do të garoj në Formula 1 me ngjyrat ruse – kjo është arsyeja

‘Çartën’ gjermanët, djali i Schumacherit do të garoj në Formula 1 me ngjyrat ruse – kjo është arsyeja

Jemi futur në muajin e sezonit të ri të Formula 1. Gara e parë do të zhvillohet në Bahrejn, më 28 mars.

Këtë sezon për herë të parë në Formula 1 do ta shohim edhe djalin e Schumit, Mickun.

Sot ekipi garues, Haasi prezantoi makinën për sezonin e ri, kurse në të shihet dukshëm ngjyra e flamurit rus.

Për këtë ka pasur reagime të shumta nga njerëzit në Gjermani.

Megjithatë kjo vjen për arsye se sponsori kryesor është Uralkali, një kompani ruse, të cilin Nikita Mazepin (djaloshi rus) është zëvendësshef.

“Unë shoh vetëm ngjyrat e ekipit tim dhe jam i lumtur që do të dalë në pistë me të. Nëse këto janë ngjyrat e makinës sime, normalisht se jam i kënaqur. Edhe po t’ishin rozë, unë prapë do ngisja”, ka thënë djali i legjendës.

Shpërndaje në: