Carlos Tevez shtrohet me urgjencë në spital
Ish-sulmuesi i Argjentinës, Carlos Tevez, është shtruar në spital pas dhimbjeve në gjoks.
40-vjeçari, një nga vetëm 14 futbollistët që ka luajtur për Manchester United dhe Manchester City, e kaloi natën në një klinikë në Buenos Aires pasi kërkoi ndihmë mjekësore.
Ai do t’i nënshtrohet më shumë testeve sot në një spital tjetër aty pranë. Klubi që menaxhon sulmuesi i pensionuar, Independiente, konfirmoi pranimin e tij në spital brenda natës pasi tha se rezultatet fillestare kishin qenë ‘të kënaqshme’.
Raportet lokale i kanë lidhur problemet me stresin. Tevez ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar.
Independente tha në një deklaratë: “Trajneri ynë, Carlos Tevez, shkoi në spitalin La Trinidad në San Isidro me dhimbje gjoksi. Ai ka kryer testet përkatëse dhe kanë qenë të kënaqshme”.