Carlo Ancelotti po e dëshiron në “Bernabeu” mbrojtësin e Manchester United

Real Madrid i Carlo Ancelotti është skuadra e fundit që shprehu interes për mbrojtësin e Manchester United, Diogo Dalot, sipas raporteve të fundit.
Ancelotti, i cili u transferua në Real Madrid këtë verë pas largimit të Zinedine Zidane, ka nevojë për përforcime në pjesën e pasme të fushës dhe raporti nga Correio de Manha në Portugali pretendon se gjigandët spanjollë po ndjekin Dalot.
Sidomos në pozicionin e mbrojtësit të djathtë ndërsa ai fillon procesin e tij të rindërtimit.
Me Sergio Ramos tashmë në largim dhe Lucas Vazquez që ndjek potencialisht shembullin, Ancelotti do të ketë vetëm një opsion të mbrojtësit të djathtë sezonin e ardhshëm – Dani Carvajal./Periskopi