Cardi B kërkon divorcin nga Offset
Reperja Cardi B ka bërë kërkesë për divorc nga reperi Offset.
Sipas Page Six, Cardi bëri kërkesë për divorc pas gjashtë vitesh martesë mes thashethemeve për tradhti, por se kjo nuk ishte arsyeja e vetme.
“Ata kanë qëndruar larg njëri-tjetrit. Kjo është ajo që e shtyu atë drejt këtij vendimi më shumë se çdo gjë tjetër. Kjo është diçka që ajo dëshiron të bëjë”, tha burimi.
Cardi po kërkon kujdestarinë e fëmijëve të tyre, vajzës Kulture (5 vjeçe) dhe djalit Wave (2 vjeç).
Probleme me tradhtinë?
Që nga fillimi i martesës së tyre, ka pasur zëra se Offset e ka tradhtuar artisten e famshme. Vetëm këtë javë, reperi mohoi thashethemet e fundit për tradhti, pasi u pa në publik me një grua me të cilën dyshohet se ishte lidhur para martesës me Cardin.
Edhe vitin e kaluar pati zëra se Offset po e tradhtonte Cardin me një ish të dashur, por ai i mohoi ato thashetheme në atë kohë.
Page Six zbuloi se divorci nuk e befasoi Offset pasi të dy prej disa kohësh po përpiqen të kuptojnë se çfarë të bëjnë me martesën e tyre.
“Nuk është diçka që ka ndodhur brenda natës. Ata janë në të njëjtin mendim. Ata janë larguar dhe kjo ndjenjë është bërë më e fortë me kalimin e kohës”, shtoi burimi.
Nuk është hera e parë që Cardi bën kërkesë për divorc
Offset dhe Cardi u martuan në shtator të 2017. Por gjatë martesës ata u ndanë disa herë. Në vitin 2020, Cardi bëri kërkesë për divorc për herë të parë, por ndryshoi mendje dy muaj më vonë dhe u pajtua me burrin e saj.
Vitin e kaluar, Cardi konfirmoi se po divorcohej nga Offset.
“Kam një kohë që jam beqare, por kisha frikë. Nuk kisha frikë, thjesht nuk dija t’i tregoj botës. Kam ndryshuar mendje që një kohë të gjatë dhe dua të nis vitin 2024 vetëm”, tha mes tjerash reperja. /Telegrafi/