Capital T vazhdon t’u dalë krah atyre që kanë nevojë, kësaj radhe e gëzon Handikos-in
Reperi i njohur, Trim Ademi – Capital T befasoi sot të vegjlit dhe të rriturit, të gjithë anëtarët e HANDIKOS-it.
Ai vizitoi Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it në Prishtinë, me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit- Ditës ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Capital T realizoi fotografi dhe dëgjoi hallet dhe kërkesat e tyra, ndërsa bleu edhe një pikturë nga ekspozita ‘Stick Up for WoW’ – Women on Wall” dhe ftoi edhe të tjerët që të ndihmojnë anëtarët e HANDIKOS-it duke blerë pikturat e tyre.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Instagram, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga kjo vizitë.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot të jem bashkë me personat me aftësi të kufizuara, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të tyre. Me fëmijët dhe të rriturit realizuam fotografi dhe dëgjova hallet dhe kërkesat e tyre, për çka ka nevojë të bëhet shumëçka për ta në Kosovë. Përshtypje më la ekspozita ‘Stick Up for ËoË’, – Ëomen on Ëall, ku pashë piktura të mrekullueshme, të punuara nga duart e tyre. Me këtë rast, unë e bleva një pikturë shumë të bukur, dhe ju ftoj edhe juve që të shkoni në HANDIKOS dhe t’i ndihmoni ata duke blerë pikturat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Gjithashtu në IGTV e keni fjalimin tim aty ??♥️”, shkruan Capital T në Instagram. /PERISKOPI