Capital T për vrasjen e 18-vjeçares: Fytyrën po na zbardhin po me i mbrojtë spo mujm
Për vrasjen e vajzës me inicialet M.O., mes shumë fytyrave publike ka reaguar edhe reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T.
Capital T, ka shkruar “Fytyrën po na zbardhin po me i mbrojtë spo mujm”.
M.O, 18-vjeçare, është privuar nga jeta ditën e djeshme në Ferizaj. Ajo është dërguar pa shenja jete në spital nga Dardan Krivaqa, 29-vjeç, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu, 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali.