Capital T flet për këngën e cila theu gjitha barrierat në Shqipëri
Janë bërë 10 vjet që nga publikimi i një prej projekteve të preferuara të Trimit.
Një prej këngëve të para të Capital T dhe nga më të preferuarat ‘U bë vonë’ tash ka mbushur 10 vite nga lansimi, një këngë kjo që i dha rrugëtim tjetër karrierës së tij, shkruan lajmi.net.
Në përvjetorin e kësaj kënge, reperi ka vendosur të tregoj disa nga barrierat që ai theu me këtë projekt.
Në një postim të bërë në Instagram ai shkroi:
“Njo prej kangve t’mia t’preferume nder vite “U BO VONË” kange e cila i ka thy krejt barrierat, i ka jep tjeter rrugtim karrieres tem gjithashtu edhe jetes nates ne Shqiptari si kanga e pare shqipe qe eshte lshu neper klubet e nates ne Shqiperi ne ni kohe kur muzika house ishte ne kulmin e saj e muzika shqipe nuk leshohej fare neper klube e lokale dhe artistet Rumun e kishin pushtu tregun e klubeve me performance. 27.nënt.2009”.
https://www.instagram.com/p/B5ulZVwBpQH/?utm_source=ig_web_copy_link