Canaj për rezultatin zgjedhor: Një parti të marrë tërë këtë fuqi pa treguar asnjë rezultat, e çuditshme

Canaj për rezultatin zgjedhor: Një parti të marrë tërë këtë fuqi pa treguar asnjë rezultat, e çuditshme

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.94 % të votave, e pasuar nga partitë tjera, raporton Gazeta10.

Për ish-diplomatin, Blerim Canaj ky rezultat duket të jetë i çuditshëm.

E për këtë këtë ai në emisionin “Raport” të Kanal10 renditi edhe disa arsye:

“Ishte jashtë parashikimeve të mia, për shkak se mendoj që një parti të marrë prapë këtë fuqi por pa treguar ndonjë rezultat është e çuditshme. E pash Gjilanin, në Gjilan nuk është absolutisht asgjë, e pret qytetari i Gjilanit autostradën apo stadiumin. E ta marr këtë forcë pikërisht atje, për mua është e çuditshme”, tha ai.

Shpërndaje në: