Cana për lojtarët e kombëtares: Hysaj me “dy fytyra”, Gjimshiti siguri për mbrojtjen

Cana për lojtarët e kombëtares: Hysaj me “dy fytyra”, Gjimshiti siguri për mbrojtjen

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka bërë një skaner ekipit të Sylvinjos për performancën në ndeshjet e Euro 2024.

Në një intervistë në “Zona Zero” në Top News ai kritikon Hysajn për paraqitjen ndaj Italisë, por e vlerëson atë për ndeshjen me Kroacinë.

Për Canën siguri për mbrojtjen është kapiteni Gjimshiti, ndërkohë që veçon lojën e Mario Mitajt.

Si e vlerëson performancën e Hysajt dhe pjesën tjetër të ekipit?

“Elseidi ka qenë nën nivelin e përgjithshëm dhe jo në nivelin e duhur kundër Italisë dhe në nivel shumë të mirë ndaj Kroacisë. Nëse nuk ke çdo lojtar në nivel të mirë, Kroacisë nuk mund ti merrje avantazh dhe pastaj të barazosh. Kemi pasur disa lojtarë që në ndeshjen e parë kanë luajtur mire, Tomas ka qenë mirë, Berati ka qenë siguri për mbrojtjen. Atë që do të veçoja është Mitaj, që ka qenë mirë ndaj Italisë dhe Kroacisë. Arbër Hoxha bëri diferencën kur hyri ndaj Kroacisë. Do kemi nevojë për të gjithë lojtarët“.

 

Shpërndaje në: