Caktohet orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Caktohet orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Është përcaktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 26 dhe 27 shkurt 2025.

Të gjitha sfidat do të luhen duke filluar nga ora 13:00, njofton FFK.

Edhe në këtë fazë luhet vetëm nga një ndeshje dhe në rast të rezultatit të barabartë zhvillohen vazhdimet , e në rast se as atëherë nuk ka fitues, atëherë skuadra që kalon në gjysmëfinale vendoset përmes penalltive.

Të rikujtojmë se fituesi i këtij trofeu siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

E mërkurë, 26 shkurt:
Drenica – Ferizaj
Malisheva – Llapi

E enjte, 27 shkurt:
Vëllaznimi – Prishtina
Prishtina e Re – Drita

 

Shpërndaje në: