Caktohet kundërshtarja e Laura Fazliut, mësohet koha e duelit
Laura Fazliu garon sot në kategorinë deri në 63 kilogramë në xhudo.
Kinezja Jing Tang do të jetë kundërshtare e Fazliut, e cila renditet e treta në ranglistën botërore në këtë kategori.
Ndërkaq, kundërshtarja e Fazliut renditet e 22-ta në botë.
Tang në xhiron e parë e mposhti filipinasen Kiyomi Watanabe.
Dueli në fazën e 1/16-tës së finales mes Fazliut dhe xhudistes kineze do të zhvillohet rreth orës 13:10.