Caktohet gjyqtarët për ndeshjet e javës së 27-të në Superligë
Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 27-të të saj.
Takimi kryesor i javës zhvillohet të shtunën në Suharekë, mes Ballkanit dhe Gjilanit.
Të shtunën zhvillohen edhe dy përballje tjera. Prishtina e pret Trepçën ’89, kurse Llapi do të jetë nikoqir i Malishevës.
Të dielën në program janë dy ndeshje. Drita, si lidere e pret Drenicën, kurse Dukagjini përballet me Ferizajn.
Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka zbuluar edhe emrat e të deleguarve për këto ndeshje: