Çakorri: Kush janë tifozët malazezë që bënë thirrje luftënxitëse anti-shqiptare?

Çakorri: Kush janë tifozët malazezë që bënë thirrje luftënxitëse anti-shqiptare?

Në ndeshjen mes Buducnostit dhe Decicit ka pasur thirrje të tmerrshme anti-shqiptare e luftënxitëse të cilat shkaktuan edhe reagime të shumta nga politika.

Buducnosti e mundi 3-1 Decicin në finale të kupës. Klubi nga Tuzi është i themeluar dhe udhëhequr nga shqiptarët, dhe kjo duket se ka shkaktuar përplasjet në fjalë.

Por, kush janë tifozët në fjalë.

Ata njihen me nofkën “barbarët” [Varvari] dhe janë themeluar tek më 1987.

Përgjatë viteve të mëpasme, “barbarët” morën namin e një grupi të dhunshëm, dhe në historinë e re të sportit malezez kanë bërë disa prej incidenteve më të mëdha në ndeshjet e futbollit.

Ata kishin shkaktuar probleme edhe në ndeshjen mes Buducnostit dhe Parizanit të Beogradit kur kishin gjuajtur me fishekzjarre, blloka, materiale tjera të ndërtimtarisë dhe objekte të ngjashme në drejtim të fushës, shkruan Periskopi.

Grupet rivale të tyre janë ato të klubit të futbollit Sutjeska nga Nikshiqi. /Periskopi

Shpërndaje në: