Cakolli: Zgjedhjet, më herët se në janar, mund të jenë veç të parakohshme
Hulumtuesi i lartë i KDI-së, Eugen Cakolli me anë të një postimi ka treguar se deri kur ka kohë presidentja Vjosa Osmani që të caktoj datën e zgjedhjeve, transmeton Periskopi.
Ai tha se zgjedhjet më herët se në janar janë zgjedhje të parakohshme.
POSTIMI I PLOTË:
Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen në periudhën mes fundit të janarit dhe mesit të shkurtit të vitit 2025.
Datat e vetme të zgjedhjeve të rregullta që Presidentja mund t’i diskutojë me partitë politike në takimin e së mërkurës, janë 26 janari, 2, 9 apo 16 shkurti. Presidentja ka kohë më së voni deri në mes të nëntorit, për t’a caktuar ndonjërën prej këtyre datave.
Zgjedhjet, më herët se në janar, mund të jenë veç të parakohshme – pas shpërndarjes së Kuvendit (me 2/3 e votave) apo rënies së qeverisë (përmes mocioneve apo dorëheqjes së KM).