Cakolli reagon pas zbardhjes së detajeve brenda RTK-së: Bordi bashkë me Rilind Gërvallën të shkojnë në shtëpi
Hulumtuesi në Institutin Kosovar për Demokraci (KDI), Eugen Cakolli, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithl Bordit të RTK-së bashkë me shkarkimin e Rilind Gërvallës nga posti i drejtorit të RTK-së.
“Meqë s’ju ka mbetur kredibilitet, duhet të shkojnë në shtëpi bordi me gjithë drejtorin RTK-së. Të parët duke u dorëhequr pas shkarkimit të dytit”, ka shkruar Cakoll.
Postimi i plotë:
Bordi i RTK-së ka gabuar qysh me vendimin për zgjedhjen e një militanti partiak për drejtor të transmetuesit publik. Pastaj, ka dështuar në misionin e tij kur ka lejuar presionet dhe ndërhyrjet në punën e redaktorëve, përmes animeve të qarta partiake.
Prandaj tash, meqë s’ju ka mbetur kredibilitet, duhet të shkojnë në shtëpi bordi me gjithë drejtorin RTK-së. Të parët duke u dorëhequr pas shkarkimit të dytit.
Përndryshe, le t’i futemi punës për t’a normuar me ligj që RTK-ja s’është e publikut por e pushtetit. Ashtu të paktën e dimë paraprakisht se si shpenzohen taksat tona në propagandë.