Cakolli: Mandatet janë të qarta, votat me kusht nuk do do të sjellin asnjë ndryshim

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim thotë se pas numërimit të të gjitha votave, shpërndarja e mandateve është bërë e qartë dhe nuk priten ndryshime.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të marrë 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 24, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 20, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8 mandate.
Cakolli thekson se votat me kusht pritet të ndjekin të njëjtin trend si votat e rregullta dhe nuk do të sjellin ndryshime të mëdha.
Ai shton se e vetmja mundësi për një ndryshim të mundshëm në shpërndarjen e mandateve është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK, por kjo kërkon një ndryshim të dukshëm të trendit, që deri më tani nuk ka ndodhur.
Pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta, votat nga nga diaspora (qoftë përmes postës apo misioneve…
Posted by Eugen Cakolli on Tuesday, March 4, 2025