Cakolli DnV: KQZ do duhej sa më shpejt t’i publikonte online votat e kandidatëve për deputet

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka ka thënë se nuk janë numëruar 100 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por vetëm janë procesuar vendvotimet e mbetura nga rezultatet preliminare.
“Nuk janë numëruar 100% të votave nga KQZ-ja! Thjesht, janë procesuar disa vendvotime të mbetura nga rezultatet preliminare në ditën pas zgjedhjeve. Për t’a rritur transparencën, KQZ-ja do të duhej që sa më shpejtë t’i publikojë online, në kohë reale, rezultatet nga “verifikimet” e votave të subjekteve dhe rezultatet për kandidatë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Postimi i plotë: