Caka-Nimani tregon nëse do t’i bashkohet politikës pas punës si kryetare e Gjykatës Kushtetuese
Në një përgjigje ndaj pyetjes se gazetarit Adritaik Kelmendi nëse ka ndërmend të ndjekë hapin e vëllait, ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, Gresa Caka-Nimani, kryetare në largim e Gjykatës Kushtetuese, theksoi se, megjithëse nuk ka asnjë plan për t’u angazhuar në politikë, përkushtimi i saj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, sundimin e ligjit, pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe avancimin e demokracisë në Kosovë do të vazhdojë me të njëjtin pasion.
“Ne që te dy kemi integritet dhe etikë të jashtëzakonshme profesionale. Për mua, shërbimi në Gjykatën Kushtetuese ka qenë nder. Shërbimi publik është gjithashtu detyrë dhe sigurisht që nuk kam asnjë plan që t’i bashkohem politikës dhe as të garojë në zgjedhje, por do të vazhdoj me përkushtim dhe shumë pasion punën për të drejtat dhe liritë themelore, sundim të ligjit, pavarësi të sistemit gjyqësor dhe avancim të demokracisë në Republikën e Kosovës.” – tha zonja Caka-Nimani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.