Çajrat që ju ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjen e stomakut

Çajrat që ju ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjen e stomakut

Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë. Gumëzhimat e stomakut, dhimbjet e kontraktimet janë një ndër treguesit e problemeve me këtë sistem. Në këtë artikull do të mësoni për katër çajrat më të mirë që ofrojnë lehtësim të problemeve me stomakun.

Çajrat e mëposhtëm funksionojnë në mënyrë perfekte kundër fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve.

Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat. Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku.

Çaji i nenexhikut është ndoshta i vetmi çaj që mund të pihet rregullisht edhe gjatë ngrënies.

Për një filxhan me çaj ju nevojiten të zieni 7-10 gjethe nenexhiku ose 1 lugë çaji nenexhik i tharë në 250 ml ujë. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit.

Për përgatitjen e këtij çaji mund të zieni një lugë çaji me kokrrat e bluara të koprës në 250 ml ujë dhe ta pini atë rregullisht.

Xhenxhefili përdoret gjithmonë kundër fryrjeve dhe dhimbjeve të barkut. Për përgatitjen e këtij çaji ju mund të zieni dy lugë çaji me xhenxhefil të grirë në rende. Xhenxhefili duhet të ziejë për 3-5 minuta në 250 ml ujë.

Nëse nuk ju pëlqen shija, çajin mund ta pasuroni me pak mjaltë dhe limon.

Limoni mund të shtohet në çdo çaj sepse ul nivelin e aciditetit.

Çaji jeshil përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun. Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin. Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

Ju duhet një lugë çaji me gjethe të thata të çajit jeshil në 250 ml ujë. Bimët për çajra i blini në farmaci bimore ose në pikat ku shiten produkte bimore organike.

 

Shpërndaje në: