Çajrat që bëjnë mrekulli për tretjen dhe dhimbjen e lukthit
Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë.
Një sistem i shëndetshëm tretës nuk ka nevojë për pije të gazuara apo ushqime të shpejta e të përpunuara.
Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë.
Gumëzhimat e stomakut, dhimbjet e kontraktimet janë një ndër treguesit e problemeve me këtë sistem.
Në këtë artikull të AgroËeb.org do të mësoni për katër çajrat më të mirë që ofrojnë lehtësim të problemeve me stomakun.
Çajrat e mëposhtëm funksionojnë në mënyrë perfekte kundër fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve.
Çaji i Nenexhikut
Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat.
Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku.
Një studim i Universitetit të Merilandit, të cilit i referohet AgroËeb.org, ka zbuluar se nenexhiku e nxit tëmthin të prodhojë lëngjet që tresin yndyrnat.
Çaji i nenexhikut është ndoshta i vetmi çaj që mund të pihet rregullisht edhe gjatë ngrënies.
Për një filxhan me çaj ju nevojiten të zieni 7-10 gjethe nenexhiku ose 1 lugë çaji nenexhik i tharë në 250 ml ujë.
Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.
Çaji i Farave Të Koprës
Sipas të dhënave të AgroËeb.org, farat e koprës janë ideale në trajtimin e një sërë problemesh me tretjen.
Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit.
Për përgatitjen e këtij çaji mund të zieni një lugë çaji me kokrrat e bluara të koprës në 250 ml ujë dhe ta pini atë rregullisht.
Çaji i Xhenxhefilit
Xhenxhefili përdoret gjithmonë kundër fryrjeve dhe dhimbjeve të barkut.
Për përgatitjen e këtij çaji ju mund të zieni dy lugë çaji me xhenxhefil të grirë në rende.
Xhenxhefili duhet të ziejë për 3-5 minuta në 250 ml ujë.
Nëse nuk ju pëlqen shija, çajin mund ta pasuroni me pak mjaltë dhe limon.
Limoni mund të shtohet në çdo çaj sepse ul nivelin e aciditetit.
Çaji Jeshil
Çaji jeshil përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun.
Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin.
Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë.
Ju duhet një lugë çaji me gjethe të thata të çajit jeshil në 250 ml ujë.