Çajnikët e Jugosllavisë ende shiten dhe pëlqehen (FOTO)

Çajnikët e Jugosllavisë ende shiten dhe pëlqehen (FOTO)

Çajnikët e njohur që prodhoheshin dikur në Jugosllavi e shpërndaheshin në tërë territorin e saj, sot i gjen të pëlqyer në internet, nga njerëz të ndryshëm.

Dizajnet e tyre dukshëm tregojnë për historinë më të moçme të këtyre ibrikëve të çajit.

Çajnikët e njohur që prodhoheshin dikur në Jugosllavi e shpërndaheshin në tërë territorin e saj, sot i gjen të pëlqyer në internet, nga njerëz të ndryshëm.

Çajnikët e Zajecarit nga porcelani mund të mos jenë në gjendjen më të mirë, por janë të bukur dhe sjellin nostalgjinë e një kohe për ata që pëlqenin jetën në Jugosllavi, shkruan KultPlus.

Zajeçari është pjesë e Serbisë, atje ku edhe janë prodhuar ky set i famshëm i gjërave për kuzhinë. Kjo trashëgimi antike në internet sot shitet për çmime të ndryshme. Një set i tillë shitet deri në 60 dollarë ndërsa vetëm çajniku zë pjesën më të madhe të çmimit.

Këta çajnikë sot mund ti gjesh si dekorim në shtëpi të ndryshme ndërsa dizajni është plot me lule.

Në internet një pjesë e mirë e njerëzve që i posedojnë i shesin për çmime të arsyeshme, por edhe sepse një set i tillë për kuzhinë dhe çajnikët janë të rrallë, dhe po bëhen çdo ditë e më pak të rrallë. / KultPlus.com

Shpërndaje në: