Çaji japonez që ua djegë dhjamin katërfish më shpejt dhe e lufton kancerin

Çaji japonez që ua djegë dhjamin katërfish më shpejt dhe e lufton kancerin

Çaji ‘matcha’ konsiderohet si një prej llojeve më të fuqishme të çajit të gjelbër që ekziston.

Ka origjinën në Japoni dhe është përdorur në lindjen e largët me mijëra vjet, transmeton Telegrafi.

Ky çaj i mahnitshëm bëhet nga gjethet e reja të pluhurosura të Camellias.

Pluhuri delikat ruhet në një vend të sigurt nga oksigjeni dhe drita në mënyrë që ta ruajë ngjyrën e mahnitshme dhe përbërjen e lartë me antioksidantë.

Vetëm një gotë e çajit matcha sjell shumë përfitime shëndetësore.

E shpejton metabolizmin

Çaji matcha e shpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që e konsumojnë këtë çaj në baza të rregullta ditore faktikisht humbin peshë 25% më shpejt sesa ata që nuk e konsumojnë. Çaji nuk ka efekte anësore, që nënkupton se nuk duhet të frikësoheni për shtypjen e gjakut apo pulsin e zemrës.

E lufton kancerin

Çaji është i mbushur me antioksidantë tejet të fuqishëm. Njëri nga antioksidantët që gjendet në këtë çaj ka veti të forta anti-kanceroze dhe i lufton rrezatimet e lira. Sipas ekspertëve, ky çaj japonez përmban rreth 100fish më shumë mbrojtës natyralë sesa çdo çaj komercial që shitet në dyqane.

E rritë energjinë

Sikurse me çdo çaj tjetër të gjelbër, edhe matcha përmban kafeinë. Një gotë e këtij çaji jua mirëmban nivelet e energjisë për orë të tëra.

E parandalon plakjen e parakohshme

Falë përbërjes që e ka me antioksidantë të shumtë, çaji e parandalon plakjen e parakohshme duke ju mbrojtur nga rrezatimet ultravjollcë dhe sëmundjet e lëkurës.

Shpërndaje në: