Çaji i gjelbër ndihmon për aknet

Çaji i gjelbër ndihmon për aknet

Çaji i gjelbër mund të jetë një aleat i mirë për të luftuar aknet.

E dini si përdoret? Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë të gjitha detajet.

Në pjesën më të madhe të rasteve, aknet mund të jenë jo vetëm një problem shëndetësor dhe estetik, por edhe psikologjik.

A mund të luftohen aknet me çaj të gjelbër? Po.

Çaji i gjelbër ndihmon për të luftuar aknet sepse redukton prodhimin e sebumit nga lëkura. Në të njëjtën kohë rregullon nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak.

Por, nuk është nevoja ta ekzagjeroni, një filxhan çaj i gjelbër në ditë është mjaftueshëm.

Ai mund të përdoret edhe në forma të jashtme. Mund të aplikoni një gazë me ekstrakt çaji të gjelbër në zonën e akneve. Kjo ndihmon në eliminimin e baktereve nga ajo zonë duke reduktuar inflamacionin dhe duke evituar shfaqjen e njollave.

Çaj i gjelbër dhe mjaltë

Përzieni një lugë çaj të gjelbër dhe një lugë mjaltë dhe formoni një pastë homogjene. Më pas, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe përsëriteni dy herë gjatë javës.

Çaj i gjelbër dhe aloe vera

Do t’ju duhen dy filtra çaj të gjelbër, një lugë aloe vera dhe një filxhan ujë. Përgatisni një çaj me filterat e çajit të gjelbër dhe lëreni të ftohet.

Kur të jetë ftohur, përziejeni me aloe veran në një shishe sprej. Spërkateni këtë përzierje në fytyrë pasi ta keni pastruar. /Living.al

 

Shpërndaje në: