Çaji i gjelbër i shkrin yndyrat

Çaji i gjelbër i shkrin yndyrat

Hulumtues nga Tokio dhe Gjeneva erdhën në një zbulim të madh- çaji i gjebërt, pija rituale në Japoni përmban antioksidantin e vetëm si mjet i fuqishëm për dobësim.

Interneti është i stërmbushur me rrëfime të personave që kanë humbur kilogramë që kur dietës ia kanë shtuar edhe një çaj të gjelbërt, tre herë në ditë. Ndërsa më të rëndësishme se rrëfimet janë hulumtimet ndërkombëtare të cilat e përmbajnë mundësine e asaj që çaji i gjelbërt në mënyrë efikase e zvogëlon masën trupore. Hulumtimet tregojnë se çaji i gjelbërt “pushkaton” yndyrën në stomak, për shkak të të cilit shumë njerëz të trashë janë të palumtur.

Në studimet e “Gazetës amerikane për ushqim klinikal”, shkencëtarët e korporatës nga Tokio “Kao” japin një të dhënë se ata të cilët për 12 javë, për çdo ditë kanë konsumuar çaj të pasuruar me 690mg antioksidante të forta bimore, katekin të gjelbërt, kanë humbur 450% më shumë yndyra të stomakut se sa ato të cilët kanë pirë pacebo- edhe pse kanë futur sasi të njëjtë të kalorive.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm sipërfaqësisht, por zvogëlimi është vërejtur edhe te shtresat më të thella të cilat i mbështjellin organet nën muskuj.

Çka është ajo që katekinët i bën aq vrasëse për yndyrën e stomakut?

Supozohet se yndyra në këtë pjesë të trupit shumë rëndë shkarkohet, sepse lëshon disa elemente të cilat nuk e lejojnë organizmin t’i djeg yndyrnat dhe t’i shëndrojë në energji.

Shkurtimisht, yndyra e barkut rruan një lloj të ushtrisë. Katekinat janë të fuqishme për shkak se paralelisht e paaftësojnë atë ushtri dhe aktivizojnë mitokondrinë, struktura ndërqelizore të cilët ushqimin e shëndrojnë në lëndë djegëse.

Domethënë, katekinat nga yndyra e stomakut në mënyrë efikase krijojnë energji.

Ka dhe lajme të tjera të mira: Çaji i gjelbërt nuk e shkrin vetëm yndyrën e belit por edhe të stomakut. Profesor Nagao jep një të dhënë se personat të cilët kanë pirë çaj të pasuruar me katekina, kanë humbur gjithsej 3 herë më shumë shtresa se sa personat të cilët janë vetëm me dietë.

Ai tregon edhe aftësinë e pijes për zmadhimin e termogjenezës, gjegjësisht tempon më të cilën trupi i djeg materiet ushqyese për prodhimin e ngrohtësisë.

Deri në zbulim të ngjajshëm kanë ardhur edhe shkencëtarët e Univerzitetit të Gjenevës, të cilët në revistën AJCN kanë publikuar një të dhënë se epigallocatechin gallate (EBCG), katekini më i përfaqësuar në çajin e gjelbërt, e zmadhon termogjenezën ditore të organitzmit deri më 43%.

Konkretisht, ata të cilët me tre ushqime ditore konsumojnë dhe 90 miligramë katekin EGCG (i përgjigjet sasive të 1 filxhanit të çajit), plus 50 miligramë kofein( përbërës natyror i çajit të gjelbërt) kanë djegur 10% më shumë yndyra.
EGCG dhe kofeina me fuqi të përbashkëta e zmadhojnë prodhimin dhe aktivitetin e norepinefrinit, metabolizmin i yndyrave – tregon doktor Xhefri Blumberg, drejtor i labortatorisë për ekzaminime të antioksidantëve pranë univerzitetit në Boston.

Sa më i lartë të jetë niveli i norepinefrinit, aq më i shpejtë është metabolizmi.

Në bazë të këtyre studimeve dhe studimeve tjera, supozohet se 3-5 filxhana të çajit të gjelbërt me cilindo lloj të programit për ushqim shkakton dobësim. Nëse nuk jeni edhe shumë të dhënë pas çajit të gjelbërt, provoni si pije freskuese vere, veprimi është i njëjtë.

Fusni në kupë katër filxhana çaj të gjelbërt, një filxhan lëng të freskët nga limoni dhe një të katërtën e filxhanit me mjaltë.

Shtoni akull dhe zbukurojeni me copa të limonit ose përzijeni në blender një filxhan çaj të ftohtë të gjelbërt me nektar të mangos dhe lëng të ananasit. Shtoni akull. Në të dyja rastet, fitoni 4 filxhane pije.

Shpërndaje në: