Çaji i gjelbër mbron shëndetin e syrit

Testimet e fundit të zhvilluara në kafshë kanë treguar se konsumimi i çajit të gjelbër është i lidhur me ulje të stresit oksidues si dhe me gjasa më të pakta për dëmtim të qelizave, që shkaktohet nga ky proces.
Kyçe janë treguar përbërësit nga grupi i katekinave, të cilët mund të absorbohen edhe në pjesët si thjerrëza, rrjeta dhe pjesët tjera të syrit. Autorët e studimit të zhvilluar në Universitetin e Hong Kongut, shtojnë se pas konsumimit të çajit të gjelbër, ulja e stresit oksidues ka zgjatur për më shumë se 20 orë.