Bytyqi ironizon me Kurtin: Kryeministri nuk po dinte as matematikë, me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0

Bytyqi ironizon me Kurtin: Kryeministri nuk po dinte as matematikë, me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka ironizur me kryeministrin Albin Kurti pas ky i fundit ia huqi një ekucioni.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bytyqi duke përmendur ndërtimin e çerdheve duke thënë se “me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0”.

Postimi i plotë:

Patën mashtruar se do t’i ndërtonin 160 çerdhe, por kjo Qeveri mashtruese nuk ka arritur të ndërtojë as minimumin e tyre. Këtë dështim të vetin dhe të kësaj qeverie populiste, ministrja Nagavci po mundohet sërish t’ua faturojë komunave, se kinse ato nuk paskan pasur kërkesa për ndërtim të çerdheve.

Ministre, veç Komuna e Suharekës që dy vjet pret për çerdhe për shkak të mungesës së inventarit.

Meqë kryeministri nuk po dinte as matematikë, me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0.

Shpërndaje në: